Politika ‘kërkon’ KQZ, intervistohen 25 kandidatë, shumica prej tyre me mbështetje politike

30 Shtator 2020 | 09:52

Janë intervistuar 25 kandidatë të cilët aspirojnë të bëhen pjesë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Seancat u shoqëruan me batuta dhe humor ku shumica e kandidatëve vinin nga jeta politike.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar vijoi me seancat dëgjimore me kandidatët që kërkojnë të jenë pjesë drejtuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

25 kandidatë kaluan në filtrin e deputetëve të Kuvendit por edhe të përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.

Kandidatët të cilët duhet të mbrojnë interesin e qytetarëve për votën e lirë, shpesh herë dolën në pozita jo fort të favorshme për vetë ata.

I tillë ishte rasti i kandidatit Arens Çela, këshilltar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ku batutat për kandidimin e tij nuk munguan as nga vetë Damian Gjiknuri.

“Çfarë të ka shtyrë për të kandiduar jo kush të ka shtyrë”,-tha ai.

Intervista më pikante mund të konsiderohet ajo me Bledar Skënderin e kjo për vetë faktin se ai nuk kishte dhënë dorëheqjen nga mandati i anëtarit të KQZ-së, pavarësisht se ligji i ndalon këta të fundit që të kandidojnë, gjë që ai e kishte të qartë.

“Faktikisht edhe unë e kam lexuar ligjin dhe aty thuhet ish ish ish, por ndërkohë unë kam qenë funksionar, jam aktualisht në detyrë anëtar i KQZ. Hapa edhe fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, ‘ish’ është një fjalë pasthirrmë që përdoret për të trembur pulat. Nuk e di nëse ‘ish’ është përdorur në këtë lloj konteksti në ligjin zgjedhor jam dakord”,- tha Bledar Skënderi

Një ndër kushtet që të bëhesh anëtar i një nga tri hallkave të KQZ-së është që të mos jenë anëtar të subjekteve politike, ku nga 25 kandidat, 24 e refuzuan ndonëse më parë kanë mbajtur poste ekzekutive që lidheshin me partitë në pushtet, përjashtuar njërit, Haki Mustafa, ish drejtori i OSHEE-së gjatë qeverisë teknike të vitit 2017. Sinqeriteti i tij bëri për vete edhe vetë Myslym Murrizin.

Gjiknuri: Jeni anëtar partie ju Haki?

Haki Mustafa: Unë patjetër. Edhe ajo thotë të jesh funksionar politik dhe unë të gjitha funksionet i kam politike.

Murrizi: Je i sinqertë që thua jam anëtar partie. Ata që thonë që s’jemi janë më shumë se ata që thonë jemi.

Jo të gjithë kandidatët shfaqën interesin e deputetëve, por kishte edhe përjashtime. E tillë ishte edhe intervista me Helga Vukajn, ish-minsitren teknike të financave ku për habi, vlerësimin maksimal e mori nga socialistët e jo demokratët.

Hyseni: Jemi të nderuar për një kandidaturë të tillë. Mendoj që nëse do të gjenin akordet është një kandidaturë mëse e kompletuar. Kjo është edhe një thirrje për kolegun e opozitës.

Murrizi: Po qe dakord partia juaj Alket, fol me Ramën se ne dakord jemi se nga partia jonë vjen.

Ndërkaq, mbështetjen e shfaqur me fjalë, Damian Gjiknuri e tregoi me një eksperiencë personale.

Unë do të jap një eksperiencë nga jeta ime. Isha në një pozicion në organet e drejtësisë dhe thanë të gjithë po. Dhe kur u hodh vota e fshehtë, si përfundim unë asnjë votë nuk mora”,- u shpreh përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026