Ftesat ndaj rivalit, si kanë bashkëpunuar politikanët me kundërshtarët e betuar

16 Prill 2021 | 16:55

Ftesat e bashkëpunimit ndaj kundërshtarit, në vitet e tranzicionit kanë qenë jo të rralla. Që nga 2009 deri me tani politikanët shqiptarë kanë treguar se dinë të qeverisin dhe me ata që i kanë akuzuar.

“A je ti gati të bashkëpunosh me Bashën? Patjetër, padiskutim, por me një kusht, që të ndahet nga Saliu dhe Iliri”, kjo ishte ftesa që Rama i bëri Bashës pak ditë më parë.

Gjithsesi kjo nuk është hera e parë që Lulzim Basha merr një ftesë të tillë nga kryeministri. Para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, kryeministri Rama dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha firmosën një tjetër marrëveshje.

“Do të detajohet në 24 orët e ardhshme”, tha Basha.

“Më lejoni të jem 100% dakord me kryetrarin e opozitës”, shprehej Rama para mediave.

Në 2017-n, pas angazhimit edhe të ndërkombëtarëve u arrit marrëveshja që futi PD-në jo vetëm në zgjedhje, por dhe qeveri. Ishin disa ministra teknikë, përfshirë dhe zv-kryeministri që do të monitoronin Edi Ramën në përgatitjet e zgjedhjeve që prodhuan parlamentin që është ende në fuqi

Tre vite më pas, në krah të Monika Kryemadhit, sërish në opozitë, kryedemokrati e quajti atë bashkëpunim gabim, si dhe garantoi se nuk do të ripërsëritej.

“Se u gabova, por dua të garantoj shqiptarët se ky gabim nuk do përsëritet më kurrë”, tha Basha.

Ndërsa ditët pas 25 prillit, do të përcaktojnë se kush do të na qeverisë, historia ka treguar se kapërcimet sa në një kah në tjetrin, nuk janë tabu në politikën shqiptare.

E tillë ishte futja e të majtit, Ilir Meta në qeverisjen demokratike të Sali Berishës.

“Është absolutisht interesi më i mirë i vendit, edhe qeveri solide me pika kontakti programor edhe opozite solide”, theksoi ish-kryeministri Berisha.

Kreu I LSI-së së asaj kohe, presidenti meta e quajti këtë vendimin më të vështirin e jetës së tij. Por tha se për interesa të vendit, vendosi të merrte postin e zv/kryeministrit dhe ministrit të jashtëm si dhe disa ministra në qeverinë Berisha.

“Të kontribuoj për të zhytur vendin më tej  në krizë dhe në mos-qeverisje apo të kontribuoj për t’u bërë një faktor stabilizues”, theksonte Meta.

Prilli i 2013-s do të sillte të tjera ndryshim. Meta vendosi të rikthehej në krah të PS-së dhe të bashkëpunonte me të për rotacionin politik.

“Për të hapur një faqe të re të historisë së bashkëjetesës sonë në skenën politike shqiptare me LSI”, shprehej Rama, ndërsa kreu i LSI-së në atë kohë dhe sot Presidenti i Republikës, Ilir Meta do shprehej si vijon: “Kam vendosur të pranoj festen e kryesisë së Partisë Socialiste”

Krahas marrëveshjeve, historia ka treguar se tonet pas prishjes së bashkëpunimeve kanë kaluar nga miqësore në agresive dhe ofenduese.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026