Politikani i lartë serb: Plani franko-gjerman njeh Kosovën

9 Nëntor 2023 | 15:57

Plani franko-gjerman do të thotë njohje e pavrarësisë së Kosovës. Kështu ka deklaruar Kryetari i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiç, pas vizitës së presidentes së Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen në Beograd.

Gjatë një interviste për televizionin Insajder, Jeremiç tha se tashmë nuk ka vend për dyshime se ky është një plan për të njohur Kosovën.

Sipas tij, zgjedhjet do të jenë shanci i fundit që Serbia të ndryshojë kursin e politikës aktuale pasi janë shumë afër realizimit të këtij plani.

Ish ministri i Jashtëm, sugjeroi se Serbia nuk duhet t’i bashkohet konflikteve të fuqive të mëdha, por duhet të jetë ushtarakisht neutrale, si dhe të mos vendosë sanksione ndaj askujt, përveç atyre të miratuara nga Këshilli i sigurimit në OKB.

Jeremiç e sheh futjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak si një kusht të rëndësishëm për ruajtjen e neutralitetit ushtarak.

Duke folur për programin ekonomik të Partisë Popullore, Jeremiç tha se partia mbështet kthimin e sovranitetit shtetëror në ekonomi përmes kontrollit më të fuqishëm të sektorit financiar nga shteti dhe krijimit të një banke shtetërore zhvillimore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

​Në Paris prezantohet vizioni i Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, në kuadër të konferencës...
10:56 | 01/07/2026

Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë në Kosovë, bastisen disa objekte, dyshime për pastrim parash

Prokuroria Speciale bashkë me Policinë e Kosovës po zhvillojnë një aksion të gjerë, në kuadër të të cilit janë bastisur disa lokacione.   Sipas raportimeve...
10:40 | 01/07/2026

Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në 2023, Vuçiç: Ai nuk është kriminel, Kosova shkaktare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Millan Radoiçiç, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të...
08:42 | 30/06/2026