Politikani serb: Nëse nuk zgjidhet reciprociteti, konflikti mund të përshkallëzohet
Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë dhe anëtari i Partisë Progresive Serbe, Millovan Drecun pret që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të kërkojë reciprocitet në Bruksel për targat e automjeteve dhe dokumentet e identifikimit.
Drecun u shpreh se kjo është e papranueshme për Beogradin dhe shtoi se nëse çështje nuk zgjidhet, konflikti mund të përshkallëzohet, shkruan Euronews Serbia.
“Mendoj se tani do të diskutohet për situatën e re që mund të rihapë një krizë të rëndë dhe supozoj se Albin Kurti do të kërkojë reciprocitet, që ne të njohim kartat e identitetit që ata lëshojnë dhe targat me RKS që quhet Republika e Kosovës, që është absolutisht e papranueshme për ne”, u shpreh ai.
Ditën e sotme, njësia për mbikëqyrjen e kufirit në Zubin Potok është sulmuar 10 herë me armë zjarri teksa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit, por nuk ka të plagosur.
Ngjarja vjen vetëm disa ditë pas tensioneve të shënuara në Veri të Kosovës për shkak të vendimit për zbatimin e reciprocitetit të targave dhe letërnjoftimeve për serbët e veriut.
Këta të fundit bllokuan rrugët në shenjë proteste duke përdorur mjete të tonazhit të rëndë.
LEXONI GJITHASHTU
Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
- 10:41 A do të zëvendësohet puna njerëzore nga inteligjenca artificiale? Ja rolet që preken më shumë
- 10:22 Qeveria austriake merr vendimin, ndërtesa ku lindi Hitleri do të bëhet komisariat policie
- 10:20 Nga kreu i FIFA-s te Kombet e Bashkuara, Trump dëshiron që Infantino të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së
- 10:11 Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë
- 10:07 I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 09:52 Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit