Politikania opozitare venezueliane fiton çmimin Nobel për Paqen për vitin 2025
Komiteti Norvegjez i Nobelit i dha fund këtë të premte spekulimeve dhe interesit global për një nga çmimet më prestigjioze dhe më të paparashikueshme në botë, teksa vlerësoi politikanen opozitare venezueliane, Maria Corina Machado, me Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2025.
Komiteti Norvegjez Nobel e vlerësoi Machado-n për “kurajën e jashtëzakonshme në mbrojtjen paqësore të lirisë politike dhe dinjitetit njerëzor në kushte shtypjeje të rëndë”.
“Komiteti Norvegjez i Çmimit Nobel ka vendosur t’ia japë Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2025 Maria Corina Machados. Ajo po e merr Çmimin Nobel për Paqen për punën e saj të palodhur në promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës dhe për luftën e saj për të arritur një tranzicion të drejtë dhe paqësor nga diktatura në demokraci”, tha komiteti.
Machado, e njohur si një nga figurat kryesore të opozitës ndaj regjimit të Nicolás Maduro, ka qenë e ndaluar të kandidojë për poste publike, por vazhdoi të udhëheqë lëvizjen demokratike venezueliane dhe të frymëzojë miliona qytetarë në vendin e saj dhe jashtë tij.
Ky çmim shihet si një mesazh i fuqishëm ndërkombëtar për mbështetjen e kauzave demokratike në Amerikën Latine dhe një sinjal kundër autoritarizmit.
LEXONI GJITHASHTU:
Jep dorëheqjen kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu. Rrëzohet dhe qeveria
SHBA refuzon rinovimin e marrëveshjes me Kanadanë dhe Meksikën, pritet të hapen negociata të reja tregtare
Zyrtarët amerikanë: Izraeli planifikoi të vriste negociatorët kryesorë të Iranit gjatë bisedimeve të paqes
- 09:52 Jep dorëheqjen kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu. Rrëzohet dhe qeveria
- 09:50 SHBA refuzon rinovimin e marrëveshjes me Kanadanë dhe Meksikën, pritet të hapen negociata të reja tregtare
- 09:43 Zyrtarët amerikanë: Izraeli planifikoi të vriste negociatorët kryesorë të Iranit gjatë bisedimeve të paqes
- 09:39 Numri i rasteve të konfirmuara me Ebola në Kongo rritet në 1,460
- 09:37 Autobusi i pasagjerëve bie në përrua, të paktën 40 të vdekur të paktën në Pakistan
- 09:28 Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, Irani paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin: Mos gaboni të sulmoni