Politologu serb: BE dhe SHBA kërkojnë kandidat për ndërrimin e pushtetit në Kosovë
“BE dhe SHBA janë në kërkim të një kandidati për ndërrimin e pushtetit në Kosovë”- këtë ka deklaruar politologu serb Vlladimir Klajiç, duke komentuar takimin e liderëve të opozitës kosovare dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan tabloidi serb Kurir, i njohur për afërsinë me qeverinë aktuale.
Klaiç ka thënë se opozita në Kosovë është shumë e vetëdijshme për qëllimet e përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe se ata po mundohen të tregohen në dritën më të mirë të mundshme dhe se kanë shumë më tepër për të ofruar sesa pozita, transmeton Paparaci.
“Mendoj se opozita kosovare është shumë më konstruktive në këtë drejtim dhe do ta shfrytëzojë këtë situatë për t’u treguar partnerëve ndërkombëtarë dhe mbi të gjitha SHBA-ve se mund të ofrojnë më shumë nëse janë në pushtet. Pra, për opozitën është një tregues i qartë diplomatik se BE dhe SHBA po shikojnë edhe mundësinë e ndryshimit të pushtetit në Kosovë. Do të shohim nëse Kurti do të vazhdojë të refuzojë bashkëpunimin dhe të jetë jo bashkëpunues. Ata tani kërkojnë alternativë në opozitë”, pretendon Klajiç.
I pyetur nëse ekziston dikush që mund të udhëheqë një politikë tjetër, në marrëdhënie të mira me Beogradin, për zgjidhjen e problemeve me Kosovën, ai ka pretenduar se “nuk ka kush të merret me çështjen e mbrojtjes së komuniteteve pakicë”.
“Duhet të kuptojmë situatën politike në Kosovë, që është se ata janë “nën ekspansionin e nacionalizmit” që ne “kemi përjetuar” në vitet e 1990-ta. Atje konsiderohet tradhti për çfarëdo koncesioni apo mbrojtje të disa të drejtave të pakicave për minoritetin serb. Pra, politikanët kanë një presion të madh nga opinioni publik në Kosovë dhe për këtë arsye nuk kanë asnjë shtysë për të punuar në ruajtjen e të drejtave të pakicave. Sigurisht që Thaçi ka qenë një partner më konstruktiv në këto negociata dhe Serbia duhet të shikojë se çfarë është realiste. Ne duhet të këmbëngulim në atë që të shohim se cili negociator mund të jep më shumë se Kurti”, ka përfunduar Klajiç.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosovë, aksident i rëndë në Istog, dy të vdekur dhe 3 të plagosur
Refuzohet kërkesa e pesë prokurorëve serbë për t’u rikthyer në Prokurorinë e Mitrovicës së Veriut
Organizatat evropiane: Liria e medias në Kosovë është përkeqësuar
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë