Politologu serb: Kosova luan rolin kryesore në politikën e jashtme të Serbisë
Politologu serb Boris Varga është shprehur se Kosova luan rolin kryesor në politikën e jashtme të Serbisë.
I ftuar në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania ai theksoi se pengesa e vetme për nacionalistet serb është numri i shqiptareve në Kosovë prej 2 milionë.
Më tej tha se asnjë parti me ndikim në Serbi nuk mundet të thotë ne publik se pranon dhe mbështetë pavarësinë e Kosovës
“Kosova luan rolin kryesore në politiken e jashtme të Serbisë. Në katër deceniet e fundit është ndërtuar miti qe Kosova është zemër e Serbisë dhe nuk ka çmim për të cilin Beogradi do të duhej të lëshonte pe dhe ta humbte me pretendimin se Kosova është djep i historisë dhe ortodoksisë serbe. Pengesa e vetme për nacionalistet serb është numri i shqiptareve në Kosovë prej 2 milionë dhe këtu është fillimi i shovenizmit serb dhe përgatitjes se vazhdueshme për luftë dhe narratives së njëfarë çlirimit të Kosovës në të ardhmen dhe kjo është një lloj bese e dhënë e cila do të zhvillohej në të ardhmen. Kjo është e rrezikshme sepse tashme kjo është bërë pjese e një lloj fjalori në përditshmërinë e qytetareve te zakonshëm, pasqyra e shtrembëruar për Kosovën paraqitet zi e më zi neper shkolla dhe jo vetëm neper media dhe ky frustrim është baze e politikes se te gjitha partive, partive me ndikim në Serbi. Asnjë parti me ndikim në Serbi nuk mundet të thotë ne publik se pranon dhe mbështetë pavarësinë e Kosovës. Pikërisht, kjo klime politike ka përcaktuar politiken e jashtme të Serbisë edhe atëherë kur në pushtet ka qenë partia demokratike përkatësisht ish presidenti Tadiq. Pikërisht atëherë kur Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, atëherë filloji pika e kthesës së Beogradit ndaj Moskës që pastaj me agresionin rus në Ukrainë, Serbia të behej shteti më mbështetës i pushtetit të Putinit. Për tu bere Serbia demokratike dhe anëtare e BE duhet te ndahet nga Kosova. Atëherë do te krijoheshin kushte qe Serbia te ballafaqohej me krimet me te renda te luftës ma pastrimin etnik te kryer, te cilat i ka kryer shteti i Serbisë gjate viteve 98 dhe 99”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vuçiç: Pres nga Perëndimi propozimin për uljen e tensioneve me Kosovën
- Politologu serb: Dorëheqja e Vuçiç lojë politike, çfarë po përpiqet të bëjë
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin