Polonia çon në gjysmë milion numrin e ushtarëve, gati të dalë nga konventa për minat
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka njoftuar planet e qeverisë për të përgatitur trajnime ushtarake të detyrueshme për të gjithë burrat e rritur në vend, duke e konsideruar këtë një masë të domosdoshme për t’u përballur me sfidat e sigurisë në Evropë.
Gjatë një fjalimi në parlamentin polak, Tusk deklaroi se ushtria ukrainase aktualisht ka 800,000 ushtarë, ndërsa Rusia numëron rreth 1.3 milionë trupa. Në këtë kontekst, ai synon të rrisë numrin e forcave të armatosura polake, përfshirë rezervistët, në 500,000 trupa nga rreth 200,000 që janë aktualisht.
“Kemi nevojë për një organizim të zgjuar dhe për këtë po bashkëpunoj ngushtë me ministrin e mbrojtjes. Duhet të ndjekim disa qasje, përfshirë aktivizimin e rezervistëve dhe trajnim intensiv për ata që nuk hyjnë drejtpërdrejt në ushtri, në mënyrë që të jenë ushtarë të aftë gjatë një konflikti,” u shpreh ai.
Tusk nuk e përjashtoi mundësinë që edhe gratë të përfshihen në trajnim ushtarak të detyrueshëm, por theksoi se “lufta, në një masë më të madhe, mbetet ende një domen i burrave.”
Kryeministri gjithashtu tha se do të përpiqen të përgatisin një model të plotë deri në fund të vitit, për të siguruar që çdo burrë i rritur në Poloni të jetë i trajnuar për rastin e një konflikti të armatosur.
Ndër të tjera, ai shprehu mbështetje për tërheqjen e Polonisë nga Konventa e Otavës, e cila ndalon përdorimin e minave kundër personelit, si dhe mundësinë e largimit nga Konventa e Dublinit, që ndalon përdorimin e municioneve thërrmuese. Për këto çështje, ai tha se do të konsultohet me ministrin e mbrojtjes.
Në lidhje me buxhetin e mbrojtjes, Tusk propozoi që Polonia të rrisë shpenzimet për mbrojtjen në 5% të PBB-së. Aktualisht, qeveria planifikon të shpenzojë 4.7% të PBB-së për mbrojtjen këtë vit, shifra më e lartë brenda NATO-s. Më herët, presidenti Andrzej Duda ka propozuar një amendament kushtetues për ta bërë të detyrueshëm nivelin e shpenzimeve për mbrojtjen në 4% të PBB-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Ukraina vazhdon sulmet ndaj eksporteve dhe objekteve të naftës ruse, teksa presioni mbi Moskën rritet
Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit
Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
- 07:58 Ukraina vazhdon sulmet ndaj eksporteve dhe objekteve të naftës ruse, teksa presioni mbi Moskën rritet
- 07:53 Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit