Polonia do të zgjasë ndalesën për importet e drithërave ukrainase
Qeveria polake të martën është pajtuar që të zgjasë ndalesën ndaj importeve të drithërave ukrainase në mënyrë të njëanshme, edhe nëse kufizimet aktuale të Bashkimit Evropian skadojnë më 15 shtator.
“Pavarësisht vendimit të ri të Komisionit [Evropian], ne nuk do të hapim kufirin për drithërat ukrainase pas asaj date”, tha Qeveria përmes një deklarate.
Në deklaratë u tha se Qeveria e Polonisë po shikon mundësinë që të zgjasë ndalimin në nivel të BE-së, por nëse nuk ndodh kjo, atëherë vendimi do të vlejë vetëm për shtetin polak.
“Nëse Brukseli nuk e mban embargon, ne do t’i vendosim vetë këto masa… Interesat e zonave rurale të Polonisë janë më të rëndësishme për ne”, tha Qeveria.
Konflikti në Ukrainë dhe problemet me eksportet e drithërave ukrainase përmes Detit të Zi ka bërë që BE-ja të shndërrohet në një rrugë të rëndësishme për transit dhe një destinacion për eksportet e drithërave ukrainase, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Në qershor, BE-ja u pajtua të kufizonte importet e drithërave nga Ukraina pasi pesë shtete të bllokut morën masa për të mbrojtur fermerët e tyre, të cilët u ankuan se importet ukrainase po shiteshin me çmim shumë më të lirë në tregjet lokale.
Pesë shtetet janë Bullgaria, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Sllovakia.
Këto shtete kanë kërkuar që kufizimet, që skadojnë të premten, të zgjaten.
LEXONI GJITHASHTU:
Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
Plani i Rritjes, Koopman: Shqipëria dhe Mali i Zi janë më të përparuarit, pritet të arrijë 80%
Zjarr masiv në një kantier ndërtimi në Bruksel! Dyshohet disa viktima, vijojnë kërkimet për të zhdukurit
- 17:09 Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiç: Shkarko ministren Paunoviç
- 17:09 Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
- 16:53 Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
- 16:40 Plani i Rritjes, Koopman: Shqipëria dhe Mali i Zi janë më të përparuarit, pritet të arrijë 80%