Polonia e akuzon Gjermaninë: Po tenton të ndërhyjë në zgjedhjet e saj parlamentare

25 Shtator 2023 | 11:01

Thirrja që kancelari gjerman Olaf Scholz ia bëri Varshavës për t’i qartësuar akuzat në lidhje me vizat për emigrantët është përpjekje për të ndërhyrë në fushatën zgjedhore të Polonisë, tha të hënën ministri i Jashtëm i Polonisë, Zbigniew Rau.

Emigracioni është bërë tema kryesore në fushatën e partive politike para zgjedhjeve parlamentare të 15 tetorit në Poloni.

Qeveria është përballur me akuza nga partitë opozitare këtë muaj se është përfshirë në lëshimin e jashtëligjshëm të vizave polake për emigrantët me ritëm të përshpejtuar, pa kontrolle të duhura, në këmbim të ryshfetit.

Të shtunën, kancelari gjerman Scholz tha se kjo çështje duhet të qartësohet dhe la të kuptohej se Gjermania mund të ndërmarrë hapa në lidhje me kontrollet në kufirin e saj me Poloninë.

“Procedurat e vazhdueshme në Poloni nuk janë kompetencë e kancelarit gjerman”, tha ministri i Jashtëm polak Ru në rrjetin social X të dielën në mbrëmje.

“Deklaratat e tij për këtë çështje janë një tentim për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të shtetit polak dhe në fushatën e tanishme zgjedhore në Poloni”, tha ai.

Rau i bëri thirrje kancelarit gjerman ta “respektojë sovranitetin e Polonisë dhe të përmbahet nga deklaratat që i dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe”.

Më herët, Komisionarja për Çështje të Brendshme e Bashkimit Evropian, Ylva Johansson, kërkoi sqarime për këtë çështje dhe i bëri thirrje Polonisë të përgjigjet ndaj akuzave se hiç më pak se 350 mijë emigrantë kanë blerë viza shengen në konsullatat polake përmes ndërmjetësuesve.

Vizat shengen mundësojnë udhëtimin në vendet e BE-së.

Në një letër dërguar komisionarit për Siguri të BE-së, Qeveria e Polonisë tha se kjo çështje është “akt i tepruar medial” për ta diskredituar atë para zgjedhjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026