Vetëm 6 të arrestuar, ku shkuan 24 terroristët serbë? Eksperti zbulon të vërtetën

25 Shtator 2023 | 10:27

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala i ftuar në Euronews Albania tha se 24 pjesëtarët e grupit terrorist serb, të cilët sulmuan ditën e djeshme policinë e Kosovës, mund të jenë larguar për në Serbi.

Ai tha se ekziston një marrëveshje mes KFOR dhe Serbisë për kalimet në kufi. Sipas tij nëse shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe ka pranuar se sulmuesit kanë qenë pjesë e uniformuar nga ushtria, KFOR mund t’u ketë mundësuar kalimin nëpërmjet një korridori të sigurt për në Serbi.

“Pikërisht pjesa tjetër mbetet pyetja hipotetike, se a inteferoi KFOR-i për t’u mundësuar një korridor që këta të lëvizin në territorin e Serbisë, pasi ekziston një marrëveshje mes KFOR dhe Serbisë në rast se personeli ushtarak i Serbisë hyn në territorin e republikës së Kosovës, me apo pa dashje ata mund të kërkojnë ndihmë që t’u mundësohet një korridor i sigurisë për t’u tërhequr në korridorin e Serbisë.

Pyetja është a e ka pranuar shefi i shtabit të ushtrisë se këta ishin  pjesëtarë të uniformuar dhe pjesëtar të ushtrisë së Serbisë, në këtë bazë KFOR i mundëson në një masë më ndryshe që këta të lëvizin për në territorin e Serbisë. Kosova duhet të kërkojë një informacion më të saktë nga ndërkombëtarët për komunikimin që mund të ketë patur KFOR-i”,-tha Drizan Shala.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026