Polonia i kërkon Gjermanisë të dërgojë raketa “Patriot” në Ukrainë

24 Nëntor 2022 | 08:50

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak tha të mërkurën se i kishte kërkuar Gjermanisë që të dërgonte raketat “Patriot” në Ukrainë.

“Pas sulmeve të mëtejshme raketore ruse, i kërkova Gjermanisë që raketat Patriot që iu ofruan Polonisë, të dërgoheshin në Ukrainë dhe të vendoseshin në kufirin e saj perëndimor”, shkroi Blaszczak në Twitter.

Gjermania i ka ofruar Polonisë sisteme mbrojtëse, Patriot dhe Eurofighters, për mbrojtje të hapësirës ajrore.

Më 14 nëntor, dy polakë u vranë kur një raketë goditi një depo gruri në fshatin Pzhevoduv, vetëm 6 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi një ditë më pas se sulmi i së martës në Poloni me gjasë u shkaktua nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, por shtoi se Rusia mbetet fajtore pasi ajo e nisi luftën.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat

Familja e çiftit britanik Craig dhe Lindsay Foreman, të cilët po vuajnë një dënim me 10 vjet burg në Iran për akuza spiunazhi që ata i mohojnë,...
11:33 | 15/07/2026

Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
10:56 | 15/07/2026

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026