Polonia ‘rebelohet’ ndaj BE, Tusk: S’do ta respektojmë të drejtën për azilin…

13 Tetor 2024 | 17:03

Kryeministri polak Donald Tusk ka deklaruar se nuk do ta implementojë politikën evropiane për azilin nëse ajo kërcënon sigurinë e vendit të tij.

Tusk e bëri këtë deklaratë teksa u adresohej të ftuarve në konventën e partisë së tij Koalicioni Civil në Varshavë.

Ai tha se askush nuk do ta bindë ose detyrojë atë të ndërrojë mendje sa i takon paktit të ri polak për emigracionin.

 “Unë do të jem këtu, edhe nëse më godasin në kokë, i fortë dhe i pamëshirshëm kur bëhet fjalë për emigracionin ilegal, kur bëhet fjalë për respektimin vetëm të atyre ligjeve evropiane për emigracionin që mbështesin sigurinë tonë. Ne nuk do të respektojmë asnjë nismë të BE-së që dëmton sigurinë tonë dhe i referohem këtu paktit për emigracionin”,-tha Donald Tusk, kryeministër i Polonisë.

Tusk theksoi se, nëse dikush dëshiron të shkojë në Poloni për të jetuar, punuar apo studiuar, atëherë ai person duhet të respektojë standardet polake, zakonet polake dhe të integrohet. Ai shtoi se më 15 tetor, strategjia e re polake për emigracionin do të prezantohet në një takim qeveritar.

Dy vjet pasi Polonia ngriti një barrierë kufitare për të ndalur emigrantët që hynin nga Bjellorusia, fluksi ka rënë, por debati publik mbi çështjen vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, i nxitur nga vrasja me thikë e një ushtari qershorin e kaluar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026

Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump

Një 39-vjeçar nga Rochester, New York, është arrestuar nga autoritetet federale pasi akuzohet se kërcënoi me vrasje Donald Trump Jr., djalin e madh të presidentit...
21:25 | 14/07/2026