Fshehu një tentativë vrasjeje, Gjykata vendos “detyrim paraqitje” për mjekun (Emri)

13 Tetor 2024 | 16:01

Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për mjekun 32 vjeçar Klidid Dodi i arrestuar një ditë më parë për shpërdorim detyre. Ndërkohë gjykata gjithashtu ka pezulluar nga detyra mjekun dhe i ka ndaluar atij të largohet nga Shqipëria.

32 vjecari me detyrë mjek në spitalin e Elbasanit akuzohet se ka tentuar të fshehë një tentativë vrasje. Një i ri 26 vjeç u plagos me thikë në lagjen “Haxhias” në Elbasan mesnatën e së premtes, ndërkohë mjeku që ka pritur pacientin nuk ka shënuar asnjë të dhënë në kartelën e tij mjekësore.

Më tej, burimet bëjnë me dije se mjeku Kidid Dodi 32 vjeç ka refuzuar t’i dorëzojë kartelën mjekësore punonjësve të policisë të cilët po hetonin ngjarjen e rëndë.

Nga ana tjetër Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj 59 vjeçarit Anton Kasa i akuzuar për vrasje më dashje të mbetur në tentativë. Ky i fundit në gjendje të dehur goditi me thikë në pjesën e qafës një 26- vjeçar.

Njoftimi i plotë

Ju vendosim në dispozicion vendimin e shkurtuar Nr. 706 “Për vleftësimin e arrestimit të ndalimit të të dyshuarit dhe caktimin e masës së sigurisë” për shtetasin K.D., akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Sot më datë 13.10.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me trup gjykues të përbërë nga Gjyqtar z. Ardit Kuka në përfundim të gjykimit vendosi:

  1. Pranimin e kërkesës.
  2. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim K.D., i ndaluar nga policia gjyqësore, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
  3. Caktimin e masave të sigurimit personal “Detyrimit për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”, “Ndalimit të daljes jashtë shtetit ”dhe “Pezullimit të ushtrimit të detyrës a shërbimit publik” të parashikuar nga nenet 233, 234 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim Klidit Dodi
  4. Urdhërohet personi nën hetim K.D., që të paraqitet në policinë gjyqësore javën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ditë e hënë, ora 12:00.
  5. Urdhërohet personi nën hetim K.D., që të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë.
  6. Urdhërohet personi nën hetim K.D., që të depozitojë pranë prokurorisë mjetet e identifikimit pasaportë dhe kartë identiteti.
  7. Urdhërohet pezullimi nga detyra e mjekut e personit nën hetim K.D.
  8. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim K.D., nëse nuk mbahet për ndonjë masë sigurimi tjetër ose dënim penal tjetër.
  9. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për ekzekutimin e këtij vendimi.
  10. Shpenzimet gjyqësore lihen siç janë bërë.
  11. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të arsyetuar të tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026