Popullsia e Shqipërisë është tkurrur me 1,3%, sipas INSTAT

15 Prill 2022 | 17:27

Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2022 rezulton 2.793.592 banorë, duke pësuar një rënie me 1,3%, krahasuar me një vit më parë.

Rol në rënien e numrit të popullsisë ka luajtur emigrimi i mbi 42 mijë banorëve si dhe raporti negativ lindje-vdekje, tregon raporti i fundit i INSTAT.

Gjatë vitit 2021 shtesa natyrore e popullsisë (lindje-vdekje) ishte -3.296 banorë, duke shënuar për herë të parë shtesë natyrore negative.

Rënia e numrit të popullsisë është shoqëruar dhe me rritjen e moshës mesatare, e cila rezulton 38,2 vjeç.

Rreth 1/3 e popullsisë totale në vend jeton në Tiranë (32,9%). Dy qytetet e tjera me numrin më të lartë të popullsisë janë Durrësi (10,4%) dhe Fieri (10%).

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Kristaq Kume te Edlira Çepani, kush janë firmëtarët e nismës për ndryshime në Kodin Zgjedhor

Një grup aktivistësh të shoqërisë civile kanë dorëzuar këtë të martë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë për t’u pajisur me formularin zyrtar që...
22:26 | 09/06/2026

“Protestë model”, Karamuço: Protestuesit të kenë kujdes nga provokatorët dhe të infiltruarit

I ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews, profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço u shpreh se protesta në Tiranë kundër...
21:56 | 09/06/2026

Fier, Rama protestuesve: Hesapi zgjidhet duke u ulur në tryezë, jo duke kërkuar largimin e qeverisë

Partia Socialiste dega Fier festoi sot 35-vjetorin e themelimit, në një aktivitet të zhvilluar në Parkun Arkeologjik të Apolonisë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin...
20:49 | 09/06/2026