Porosia e Mitsotakis për Ramën: Të dërgojmë çështjen e detit në Hagë
Dërgimi i çështjes së detit në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë do të ndikojë në forcimin më tej të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe në shfrytëzimin e plotë të potencialit të tyre.
Ka qenë kjo porosia e kryeministrit grek, Kirjakos Mitsotakis në takimin që zhvilloi në Pragë të Çekisë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Pjesë nga biseda mes dy liderëve janë zbardhur nga zyra e shtypit e qeverisë greke, ku Mitsotakis citohet të ketë theksuar në takim edhe respektimin e të drejtave pronësore për minoritetin grek në vendin tonë.
Ishte vetë Rama, i cili zbuloi përpara takimit se diskutimet mes palëve për të dërguar çështjen e detit në Hagë nuk kanë avancuar. Rama tha se mungon ende konsensusi me Athinën, dhe se Tirana po punon për të qartësuar pozicionin dhe synimet e saj në këtë çështje.
Gjatë takimit, Mitsotakis ka theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për rrugën europiane të Shqipërisë, por kjo në përputhje me termat dhe kushtet e vendosura nga Këshilli Europian.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pse nuk po regjistrohen shqiptarët? INSTAT shtyn sërish procesin
- Deti në Hagë, Ksenofon Kristafi: Shqipëria dhe Greqia në pozita të barabarta. Nëse lëshojmë pe, është thjesht larje duarsh nga politikanët
- Shqipëria zgjedh firmën e gruas së Toni Bler përballë Greqisë në Hagë për detin
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë