Porti i Konstancës në Rumani, qendra kryesore për eksportin e grurit ukrainas

24 Qershor 2022 | 11:52

Në kohën kur forcat ruse kanë bllokuar portet ukrainase në Detin e Zi mbeten dy mundësi,  që produktet të transportohen me rrugë tokësore ose hekurudhore në Poloni e më pas një Detin Baltik dhe zgjidhja e dytë të transportohen përmes Danubit në Rumani.

Pikërisht nga porti i Konstancës është rruga direkte për në Mesdhe. Ky është terminali i drithit me ngarkesën më të shpejtë në Evropë.

Por, kapaciteti është ende i pamjaftueshëm, pavarësisht zgjerimeve të fundit.

“Nëse duam të vazhdojmë të ndihmojmë fermerët ukrainas, na duhen pajisje që të na ndihmojnë të rrisim kapacitetet tona. Kjo do të thotë investime që ne mund t’i ndërmarrim vetëm pjesërisht, këto do të mund t’i përdorim edhe pas përfundimit të luftës. Ato që mund të bëhen të padobishme, askush nuk do t’i blejë”, shprehet Dan Dolghin, drejtor i operacioneve për drithërat.

Presidenti rumun, Klaus Iohannis javën e shkuar gjatë vizitës në Kiev tha se vendi i tij po përpiqej të gjente një zgjidhje për eksportin e grurit ukrainas.

Por, me kalimin e kohës situata mund të përkeqësohet. Ministri ukrainas për agrikulturën në parlamentin europian shpjegoi përse.

“Vendet evropiane do të fillojnë korrjen brenda një muaji dhe sipas nesh porti rumun i Konstancës do të bashkëpunojë më së shumti me kompanitë evropiane dhe kapaciteti i tij do të ngarkohet me eksportet e tyre. Do të ndërlikojë më tej eksportin e produkteve ukrainase”, theksoi Markian Dmytrasevych.

Që nga fillimi i luftës, Ukraina ka qenë në gjendje të eksportojë afërsisht një milion ton drithë përmes portit të Konstancës.

Megjithatë, më shumë se 20 milionë tonë janë ende në magazinat e vendit në pritje për t’u dërguar jashtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026