Porti i Vlorës shënon ditën më të ngarkuar të sezonit turistik

9 Gusht 2025 | 09:00

Porti i Vlorës ka shënuar sot një ditë rekord, duke arritur nivele të larta të fluksit të pasagjerëve dhe automjeteve që mbërritën nga linjat detare, duke e bërë këtë ditë më të ngarkuar për këtë sezon turistik.

Në mëngjes, porti priti 1,019 pasagjerë dhe 48 anëtarë ekuipazhi, që erdhën me një numër të konsiderueshëm automjetesh: 267 makina, 2 kampingë, 2 minibusë, 1 autobus dhe 4 motoçikleta. Këto shifra e shpallin këtë ditë si më të ngarkuarën për këtë verë.

Fluksi i udhëtarëve pritet të vazhdojë edhe në orët e pasdites, me mbërritjen e një trageti tjetër, i cili do të dyfishojë numrin e pasagjerëve dhe automjeteve që hyjnë në vend përmes këtij porti strategjik.

Ky volum i madh mbërritjesh tregon rritjen e interesit për Vlorën si destinacion turistik dhe rëndësinë e saj si një nga portet kryesore të vendit në lidhjet me Italinë dhe rajonin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026