Portugali, prezantohet sot masterplani për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”
Komisioni i Koordinimit për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 sot do t’i paraqesë Familjes së ICMG-së progresin e përgatitjeve dhe planin master të Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’, në kuadër të Asamblesë së Jashtëzakonshme që mbahet në PortimAo të Portugalisë.
Pas disa takimeve me udhëheqjen e Komitetit Olimpik të Kosovës, përfaqësuesit e ICMG-së kanë përgatitur një raport gjithëpërfshirës mbi zhvillimet e deritanishme, dinamiken e punëve dhe hapat që priten të ndërmerren në muajt e ardhshëm.
Ky prezantim konsiderohet një moment kyç për OCMG Prishtina 2030, pasi për herë të parë para delegacioneve të të gjitha vendeve mesdhetare do të paraqitet qartë vizioni, infrastruktura e planifikuar dhe objektivat strategjike që synojnë të garantojnë organizimin e një edicioni historik të Lojërave.
Diskutimet e sotme pritet të përcaktojnë ritmin e mëtejmë të përgatitjeve dhe të forcojnë besimin institucional se Prishtina do të jetë gati të presë garën më të madhe shumë-sportëshe në rajon.
LEXONI GJITHASHTU:
- RCAG zhvillon vizitën e parë zyrtare në Prishtinë për Lojërat Mesdhetare 2030
- Lojërat Mesdhetare të 2030-ës, Italia i ofron ndihmë Kosovës
3 vite pa kryeprokuror, Kosova zgjedh kreun e organit të akuzës
Deklarata skandaloze e ministres serbe: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën
Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit