Portugalia “kthehet” djathtas, Chega del midis Aleancës Demokratike dhe socialistëve

11 Mars 2024 | 19:09

Me një rezultat të ngushtë, Aleanca Demokratike fiton zgjedhjet parlamentare kundër Socialistëve në Portugali. Por surpriza ishte aleanca ÇEGA, pa të cilën, të djathtët nuk do të formonin dot mazhorancën qeveritare

Me një avantazh të ngushtë, Alenaca Demokratike fitoi zgjedhjet parlamentare të kësaj të diele. Megjithëse numrat e kolegjeve të qarqeve të emigracionit duhet të numërohen ende, koalicioni qendër-djathtas i udhëhequr nga Luis Montenegro fitoi me 79 deputet të zgjedhur, dy më shumë sesa Partia Socialiste, e cila fitoi vetëm 77 vende në parlament.

“Është e pakundërshtueshme që Aleanca Demokratike tashmë ka fituar dhe Partisë Socialiste ka humbur këto zgjedhje. Me një ndjenjë përgjegjësie të fortë I kërkoi Presidentit e Republikës të njoftoj gatishmërinë tonë për të qeverisur, me përfaqësimin që populli portugez na ka besuar”, Luís Montenegro, aleanca demokratike.

Lideri i Social Demokratëve përsëriti sërish “jo është jo” ndaj Chega-s.

 “Kurrë nuk do t’ia bëja vetes, partisë sime apo demokracisë portugeze një dëm të tillë duke thyer angazhimet që kam bërë kaq të qarta.”

Pavarësisht rezultatit “tangjencial“, Pedro Nuno Santos pranoi humbjen e Partisë Socialiste në këto zgjedhje dhe premtoi se socialistët nuk do të paraqesin “mocione refuzimi apo besimi” në një qeveri të AD-së.

Fituesi i madh i mbrëmjes ishte partia Chega, nga e cila u zgjodhën 48 deputetë, duke katërfishuar rezultatet e zgjedhjeve legjislative të vitit 2022 dhe duke qëndruar vetëm pak prapa partive tradicionale.

 “Bazuar në këto rezultate, pritet që Luis Montenegro të ftohet nga Presidenti i Republikës për të nisur një qeveri të re, edhe pse skenarët e kësaj të fundit janë të hapura, pasi nuk ekziston maxhoranca e djathtë pa Chegan”.

Një incident kishte ndodhur në Qom, kur një video e shfaqur në mediat sociale tregonte një klerik duke filmuar një grua që nuk mbante hixhabin teksa kishte sjell një fëmijë në klinikë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026