Portugalia lufton me zjarret në mes të valës së tretë të të nxehtit
Zjarrfikësit në Portugali po luftojnë për të kontrolluar zjarret që kanë përfshirë mijëra hektarë mes temperaturave në rritje.
Rreth 800 persona morën pjesë në shuarjen e një zjarri pranë qytetit jugor të Odemiras gjatë natës të hënën, me më shumë se 1.400 njerëz që duhej të evakuoheshin, shkruan BBC.
Të paktën nëntë zjarrfikës janë lënduar duke shuar zjarret.
Temperaturat mbi 40 gradë celsius pritet të godasin pjesën më të madhe të gadishullit Iberik këtë javë.
Tre zjarre të mëdha që dogjën qindra hektarë në Spanjë gjatë fundjavës janë vënë nën kontroll, por alarmet e motit mbeten në fuqi në pjesën më të madhe të vendit.
Në Portugali, e hëna regjistroi një temperaturë prej 46.4 gradë ceslsius më e nxehta e vitit deri më tani.
Zjarri pranë Odemira filloi të shtunën dhe u shty në jug në brendësi kodrinore të Algarve, rajoni kryesor turistik i Portugalisë, nga erërat e forta.
Ai ka shkatërruar deri më tani rreth 6,700 hektarë tokë, ndërsa gjithsej 19 fshatra, katër akomodime turistike dhe një vend kampingu janë evakuuar.
Kryetari i bashkisë së qytetit, Helder Guerreiro, ka thënë se situata është “kritike, e vështirë dhe komplekse”.
LEXONI GJITHASHTU:
Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij