Posteri i Ramës, denigrues për Metën dhe Berishën? Gazetari: Ja mesazhi që përcjell
Gazetari Flogert Muça i ftuar në Euronews Albania tha se posteri i Ramës nuk është denigrues për Berishën dhe Metën, të cilët shfaqen me kokën ulur dhe me ngjyrat basrdh e zi, por sipas tij, Rama ka dashur të theksojë që ata janë e shkuara e vendit.
Muça tha se megjithatë është normale që posteri e ka një nëntekst denigrues, pasi mesazhi që përcjell kryeministri është se ata janë një klasë politike që nuk kanë më ç’ti sjellin vendit e se duhet të largohen.
“Rama vendosi atë “Përpara dhe kurrë më mbrapa” dhe e bëri posterin me ngjyra bardh e zi. Bardh e zi, në vitet ku nuk kishte në Shqipëri aparat me ngjyra, këto janë foto të së shkuarës, simboli që përdoret aty është që nuk i kthehemi të shkuarës.
Tani ai sigurisht që do e nxjerrë si një filozofi, mendësi, klasë politike e mbaruar që nuk ka çfarë t’i japë më këtij vendi. Nga ana tjetër ai thotë se është vetë me energji me ngjyra për të për të çuar Shqipërinë përpara. Patjetër që ky posteri i Ramës e ka nëntekstin denigrues, që këta janë e shkuara, janë të mbaruar dhe duhen shporrur, ky është nënteksti”,-tha Flogert Muça.
LEXONI GJITHASHTU:
- EMRAT| Zbardhen personat në kërkim për vrasjen e Ardian Nikulajt
- Gishtat e mesit lart/ Anëtari i KQZ-së komenton posterin e Belind Këlliçit
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump