PPE mbështet PD-në, Tusk: Basha dhe ekipi i tij do të realizojnë integrimin e Shqipërisë në BE

21 Prill 2021 | 12:03

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me drejtues të Partisë Popullore Evropiane. Presidenti i PPE Donald Tusk, vlerësoi programin e Partisë Demokratike dhe tha se Shqipërisë i duhet më shumë se kurrë ndryshimi.

Ai gjithashtu u shpreh se Shqipëria duhet të anëtarësohet në Bashkimin Europian në mënyrë që të përmirësojë jetën e qytetareve

“Si president i familjes më të madhe të Partisë Popullore Evropiane, e cila përfaqëson sot shumë grupime parlamentare dhe parti europiane, unë jap mbështetjen time të plotë për Partinë Demokratike dhe kam besim se Lulzim Basha dhe ekipi i tij do të realizojnë integrimin e Shqipërisë në BE. Partia Demokratike dhe personalisht Lulzim Basha tashmë kanë provuar se mund të bëjnë shumë për Shqipërinë pasi bënë të mundur anëtarësimin në NA TO dhe lëvizjen pa viza për të gjithë shqiptarët. Sot unë rikujtoj këtë përvojë dhe udhëheqje të rëndësishme, e cila është shumë e nevojshme edhe tani. Thirrja ime sot për qeverinë është që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të mos përdor paratë e pista, presion mbi njerëzit dhe blerjen e votës për të prishur zgjedhjet. Shpresoj që njerëzit do ta kuptojnë se nëse duan ndryshimin, duhet të votojnë për ndryshim. Votoni 9! Shqipёria fiton!”, u shpreh Tusk.

Ndërsa zëvendës presidenti i Parlamentit Europian, David Mcalister, tha se përparimi drejt Bashkimit Europian varet nga reforma të qëndrueshme, ndërsa i ka cilësuar si shumë të rëndësishme zgjedhjet e 25 prillit.

“Ju e dini shumë mirë i dashur Lulzim Basha se sa të rëndësishme janë këto zgjedhje. Ne besojmë qe ju do te mundësoni çuarjen përpara të reformës në drejtësi, uljen e papunësinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe natyrisht, marrëdhënie të mira me fqinjët dhe bashkëpunim rajonal. Këto aspekte janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e vendit tuaj të mrekullueshëm. Për ta finalizuar, raporti shpreh qartë citimin: Zgjedhjet e 25 Prillit do të jenë jetike për konsolidimin dhe rinovimin e demokracisë shqiptare dhe arritjen e një niveli më të lartë të stabilitetit politik”, tha David Mcalister.

Kryetari i PD, Lulzim Basha shprehu mirënjohje për mbështetjen e PPE për prioritetin e tij, hapja e negociatave me Bashkimin Europian brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.

“Sot dua të ritheksoj angazhimin tonë për të rihapur rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë. Për 8 vite hapja e negociatave ka ngecur, dhe ky nuk është dështimi i BE-së. Populli shqiptar e kupton shumë mirë se ky është vetëm dështimi qeverisë e cila nuk i ka përmbushur reformat e nevojshme në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara. Unë ju siguroj sot se ky është angazhimi im, angazhimi i ekipit tonë, i Partisë Demokratike para popullit shqiptar që pas zgjedhjeve të 25 Prillit brenda 100 ditëve të para të qeverisë së re të hapim negociatat për anëtarësim në BE”, tha Basha.

“Të gjithë shqiptarët e kuptojnë që anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian është e vetmja garanci për një ekonomi më të fortë, për investime të huaja që ofrojnë punë dhe paga më të mira, për forcimin e demokracisë së institucioneve dhe sundimin e ligjit, për forcimin e konkurrencës për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, u shpreh ai më tej.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026