PPE miraton unanimisht rezolutën e propozuar nga PD për zgjedhjet e 11 majit
Partia Popullore Europiane (PPE) ka miratuar një rezolutë të propozuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Në këtë rezolutë të propozuar nga PD ngrihet shqëtësimi për manipulimin elektoral, kapjen e shtetit dhe rrënimin e standardeve demokratike në Shqipëri nën qeverisjen e Edi Ramës, veçanërisht në prag të zgjedhjeve të 11 majit 2025.
Rezoluta thekson si shqetësime kryesore: blerje votash përmes parave në dorë dhe të ardhurave nga kanabisi; Keqpërdorim i burimeve publike dhe tenderëve gjatë periudhës parazgjedhore; Punësime elektorale dhe favorizim i mbështetësve të PS; Emërim i paligjshëm i kryetarit të përkohshëm të Bashkisë Tiranë pas arrestimit të Erion Veliajt; Shtypje e opozitës dhe kufizim i medias; Ndjekje penale dhe presion mbi liderët dhe kandidatët e opozitës; Pabarazi në aksesin mediatik dhe përqendrim i pronësisë së mediave në favor të qeverisë; Ndalesa e TikTok-ut para zgjedhjeve — kërcënim ndaj lirisë së shprehjes dhe të drejtave digjitale; Kapje e drejtësisë dhe pandëshkueshmëri; Institucionet e kapura politikisht dhe nuk garantojnë pavarësi; Krimet zgjedhore mbeten të pandëshkuara, duke krijuar kulturë pandëshkueshmërie; Lidhje të dyshuara midis aktorëve politikë dhe rrjeteve kriminale, veçanërisht në polici dhe drejtësi.
Rezoluta u bën thirrje gjithashtu BE-së, OSBE-së dhe Këshillit të Europës që të Kërkojnë ndërprerjen e blerjes së votës dhe abuzimit me fondet publike; Dërgojnë vëzhgues shtesë në bashkitë me risk të lartë; Dokumentojnë publikisht dhe të denoncojnë shkeljet zgjedhore.; Zbatojnë mekanizma kushtëzues në procesin e integrimit në BE në rast se shkeljet vazhdojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shqipëri-Kosovë, nga 1 maji hiqen kontrollet kufitare për shtetasit e dy vendeve
- Kontrata e PD, Rama: Pse duhen 6 mln dollarë kur “non grata” ishte komplot nga Soros
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit