Prapaskenat, gazetari i kronikës shpjegon çfarë ndodhi në SPAK
Gazetari i Euronews Albania Xhevahir Zhabina, i ftuar në emisionin “Now” ka treguar prapaskenat që ndodhën ditën e sotme në SPAK, ku u mor në pyetje Fatmir Mediu.
Zhabina tha se përveç tij është marrë në pyetje edhe ish-ministri i mbrojtjes Gazment Oketa,ndërsa shtoi pritet të thirren në SPAK dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në procedurën e privatizimit të kompleksit “partizani”.
“Është pyetur dhe ish-ministri tjetër i mbrojtjes Gazment Oketa. Janë një sërë zyrtarësh që janë marrë me procedurën e privatizimit të këtij kompleksi që do të thirren nga SPAK. Një pjesë i ka listuar dhe Taulant Balla, siç janë dhe Sali Berisha dhe Arben Imami. Nuk ka ende një njoftim nëse këto do thirren apo jo. Është në tagrin e Prokurorisë. Është një çështje e vonuar, por Prokuroria është ende në kohë për ta hetuar. Akuzat janë për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash. Hetimi është regjistruar për pastrim parash”- tha ai.
Më tej ai theksoi se: Për opozitën në SPAK është dosja e Gërdecit, por na është thënë se do merren edhe persona të tjerë përveç Mediut. Një tjetër hetim është edhe dosjet e lobimit për LSI-në kur janë dy hetime.
LEXONI GJITHASHTU:
Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë
“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
“E morën vesh para 3 minutash që do ishin kandidatë”, Kthupi: PD, pronë private e Berishës
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij