Prej 2 vitesh në kërkim për pallatin pa leje në Sarandë, vetëdorëzohet biznesmeni

9 Shkurt 2024 | 17:14

Është vetëdorëzuar sot në Komisariatin e Sarandës, biznesmeni Pando Papuçi 68 vjeç.

Papuçi ishte shpallur në kërkim prej 21 shkurtit 2022 për veprën penale “ndërtim i paligjshëm”, lidhur me një pallat 7 katësh në hyrje të qytetit të Sarandës.

Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Heshtja”, që çoi në pranga edhe 3 zyrtarë të Bashkisë Sarandë. Për të katër personat Prokuroria e Sarandës ka çuar çështjen në gjykim pak muaj më parë. Po sot, efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë kanë ekzekutuar masën “sekuestro preventive” në objektin në fjalë.

Më herët, në mars të një viti më parë, Papuçi kishte kërkuar nga arratia ndryshimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, që u refuzua nga Gjykata pas plot 7 seancash gjyqësore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026