Premier League: Man City në krizë rezultatesh, Ruben Amorim debuton me barazim

25 Nëntor 2024 | 11:18

Në Anfield ëndërrojnë titullin kampion dhe është një person ai i cili i bën të gjithë të besojnë tek magjia, Arne Slot. Tekniku që në vitin e tij të parë në Angli po dhuron spektakël me Liverpoolin e tij, që duket si një armë vrastare për kundërshtarët në ishull. Në fundjavë, të kuqtë morën një tjetër fitore me përmbysje ndaj Southampton, duke e parë veten në vendin e parë, 8 pikë para Manchester Cityt.

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga përballja e parë direkte në Ligë mes tyre, qytetarët janë në krizë rezultatesh, ndërsa Liverpooli është i qetë, me luksin edhe të një hapi fals. Të dielën, mposhtën Southamptonin në transfertë 2-3, ndërsa heroi ishte Salah me një dopietë, e përpara tij Szoboszlai. Vendësit shënuan me Armstrong dhe Fernandes, ndërsa shpërdoruan dhe një 11-metërsh.

Ndeshja debutuese e Ruben Amorim në krye të djajve të kuq nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme, por përfundoi në një barazim 1-1. Edhe pse shënoi që në start, në transfertën e Ipswich, Manchester United hodhi një hap fals, pasi kundërshtari barazoi me Hutchinson. Gjithçka u zgjidh në fraksionin e parë, ndërsa në të dytin shifrat mbetën të pandryshuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026