Premieria e filmit “pikë uji”, në qendër historia e errët e përdhunimit dhe sistemi

13 Shtator 2024 | 17:16

Si rrallë herë, kinema Milenium ishte mbushur plot mbrëmjen e 12 shtatorit.

Premiera e filmit “Pikë uji” ka mbajtur për 90 minuta spektatorët e shumtë që ndoqën me emocione historinë që i ngjan realitetit të sotëm në Shqipëri.

Në qendër të filmit është prepotenca e pushtetarëve dhe arroganca e trashëgimtarëve të tyre, një realitet i hidhur që prek jetën e përditshme të qytetarëve.

“Pikë Uji” ngre pyetje të forta mbi të ardhmen e vendit tonë dhe mbi luftën e vazhdueshme të njerëzve për drejtësi dhe barazi.

Regjizori Budina me një kastë aktorësh të talentuar si Gresa Pallaska Arben Bajraktaraj, Adem Karaga, Gerhard Koloneci, Kodjana Keco, Paolo Iancu si dhe skenaristja e talentuar nga Kosova, Doruntinë Basha, kanë një film që do të mbeten gjatë në memorien e publikut. Filmi do të vazhdojë të shfaqet ç’do ditë në kinema Millenium dhe Cineplexx.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026