Premtimet e ripërsëritura të Ramës, nga portali i denoncimeve, tek i transparencës që s’punon prej 2017

16 Shtator 2021 | 20:41

Gjatë prezantimit të programit të ri qeverisës, kryeministri Rama premtoi aplikimin e dy nismave jo të padëgjuara. Krijimi i një faqeje për denoncime si dhe rikthimi i portalit të transparencës u riprezantuan nga kreu i qeverisë, pavarësisht se aplikimi i tyre ka nisur prej vitesh, por pa rezultatin e pritur.

“Nga sot keni në dorë përmes këtij aparati një armë për t’a luftuar konkretisht korrupsionin së bashku me ne”, ka thënë Rama në 2015-tën.

Ashtu si 6 vite më parë edhe sot gjatë prezantimit të programit të qeverisjes në mandatin e 3, kryeministri Rama për të disatën herë premtoi krijimin e një faqe denoncimi në dispozicion të qytetarëve.

“Qeveria do vendosë në dispozicion të publikut dhe medias një kanal të posaçëm informimi në faqen e saj zyrtare për çdo akuzë, denoncim apo pretendim të ngritur publikisht, që lidhet me interesin publik”, tha z. Rama sot në Parlament.

Por lançimi i kësaj nisme nuk ishte e vetmja e prezantuar nga kryeministri në programin e ri qeverisës. Kreu i qeverisë riktheu portalin transparenca.al i krijuar në 2015 për të reaguar ndaj akuzave të opozitës apo medias, i cili  prej 2017 nuk funksionon.

“Lajmet e rreme dhe denoncimet gjysmë të vërteta, që janë dhe gënjeshtrat më të mëdha, nëpër foltore, ekrane, portale, dëmin psikologjik e bëjnë njësoj, si kur janë me dashje, sikur kur janë padashje. Do hetohet me seriozitetin e duhur prej nesh dhe për çdo rast, kur ai do gjendet i bazuar, ne do reagojmë publikisht, duke bërë reflektimin e duhur”, tha sot në Kuvend kryeministri Rama.

Këto nisma janë lançuar shpesh herë nga ana e kryeministrit por pavarësisht se aplikimi i tyre ka ardhur me shumë bujë, rezultati i arritur ka qenë thuajse i papërfillshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026