Premtimet ekonomike në kohë fushate, Besart Kadia: Duhen parë me rezervë
Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e parlamentare të 25 prillit, partitë politike kanë shpejtuar të prezantojnë programet e tyre elektorale, që për syrin e specialistëve të financave konsiderohen si të fryra.
Zëvendësministëri i Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia tha në “Ilva Now” se premtimet në kohë fushate duhen të merren me rezervë.
Ai po ashtu shtoi se ekonomia shqiptare gjatë vitit 2020 ka pësuar një recesion të madh, ku është goditur konsumi dhe kanë rënë investimet vendase dhe të huaja për shkak të pandemisë.
“Viti 2020 ishte recesioni më i madh ndoshta i 15 viteve të fundit për ekonominë shqiptare. Është goditur konsumi janë goditur investimet e huaja dhe vendase. Disa prej premtimeve të bëra janë pjesë e asaj që është një ndihmesë qe u jepet bizneseve, të cilave u është hequr tvsh, që në këtë periudhë u jep optimizëm që të kenë para në xhepat e tyre. Në tërësi premtimet në kohë fushate duhen parë me rezervë”, tha Kadia.
Eksperti i ekonomisë, Ilir Ciko, thotë se programet elektorale krijojnë një pikëpyetje të madhe pasi nuk dihet mënyra se si do realizohen.
“Në prag të fushatave elektorale më shumë shohim premtime, të cilat janë më të prekshme dhe me tërheqëse për publikun, por situata nuk paraqitet në kontekst të plotë se si mund të jetë i realizueshëm në kohë. Pikëpyetja e madhe është sa janë të realizueshme”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës