Premto Gogo: Në zgjedhjet e ardhshme nuk do të ketë lista të hapura

14 Tetor 2022 | 11:21

Kryetari i Koalicionit për Reforma Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), Premto Gogo, është shprehur se në zgjedhjet vendore të vitit 2023 duhet të aplikohen listat e hapura.

Këtë e tha në një intervistë për Euronews Albania, ku theksoi se listat e hapura fillimisht duhet të aplikohen te zgjedhjet lokale dhe jo tek ato parlamentare.

“Nëse duhen aplikuar listat e hapura, në radhë të parë duhen aplikuar në zgjedhjet lokale. Është e pakuptimtë e jo domethënëse në sjelljen politike që mos të aplikohet kjo në zgjedhjet vendore.

Megjithatë Gogo, i sigurt, u shpreh se as në këto zgjedhje nuk do të ketë lista të hapura dhe se këshilltarët bashkiakë do të zgjidhen nga kryetarët e partive.

“Tashmë mazhoranca ka një vesh të shurdhër dhe është e sigurt që listat e hapura nuk do të aplikohen në këto zgjedhje, pasi dhe koha nuk premton. Këshilltarët bashkiakë do të zgjidhen në listat që do të prezantojë kryetari i bashkisë.”- theksoi Gogo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026