Premton Meta: Do investojnë për të rritur prodhimin vendas të energjisë

29 Tetor 2022 | 12:25

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në fjalën e tij në Konventën Kombëtare deklaroi se qeveria aktuale ka dështuar në menaxhimin e sistemit të energjisë elektrike.

Ai premtoi para mbështetësve se Partia e Lirisë do të mbështesë fuqishëm të gjithë ata që do të investojnë për të rritur prodhimin vendas të energjisë, duke i hequr të gjitha pengesat burokratike, administrative dhe korruptive të regjimit aktual.

Fjala e Metës:

Partia e Lirisë ka depozituar dy iniciativa ligjore në Kuvendin e Shqipërisë për të liberalizuar urgjent investimet për impiantet fotovoltaike me qëllim nxitjen e qytetarëve dhe bizneseve për ta zgjidhur vetë prodhimin e energjisë me panele diellore dhe për të injektuar energjinë e tepër të tyre elektrike, në sistemin kombëtar të energjisë.

Partia e Lirisë do të mbështesë fuqishëm të gjithë ata që do të investojnë për të rritur prodhimin vendas të energjisë, duke i hequr të gjitha pengesat burokratike, administrative dhe korruptive të regjimit aktual.

Ndërsa qeveria e Edi Ramës ka dështuar totalisht në menaxhimin e sistemit të energjisë elektrike, nga ana tjetër, kërkon tu vërë taksë të jashtëzakonshme prodhuesve privatë të energjisë elektrike, të cilët vetëm në vitin e fundit, i kanë kursyer shtetit mbi 250 milionë Euro, me energjinë e prodhuar prej tyre.

Dështim përbën edhe mosgazifikimi i vendit pas ndërtimit të gazësjellësit strategjik të TAP. Në 12 nëntor 2020 ka filluar operimin gazësjellësi i TAP.Dështim përbën mos vendosja në punë e TEC-it të Vlorës.

Ne mbështesim propozimin e drejtë për zgjerimin e fashës deri në 1200 Kë, pasi fasha aktuale e qeverisë prek rreth 90-130 mijë familje shqiptare të shtresës së mesme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026