Presheva, pjesë e dialogut me Serbinë, Sinani: E rrezikshme të vendoset fati i Luginës pa vullnetin e qytetarëve
Shqiptarët e Luginës së Preshevës po kërkojnë që edhe fizikisht të jenë pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të prezantuar kërkesat e tyre.
Përfaqësuesit e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, komuna në jug të Serbisë, thonë se është e pakuptimtë që të bisedohet me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve, pa përfshirjen e Luginës së Preshevës.
“Është e rrezikshme ideja që të vendoset fati i Luginës pa përfshirjen dhe pa vullnetin e qytetarëve të Luginës”, është shprehur kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
Sinani i bëri këto komente duke iu referuar raportimeve të mëhershme se Kosova dhe Serbia mund të bien dakord për gjetjen e një zgjidhjeje ku përfshihet shkëmbimi i territoreve, sipas te cilit, Kosova do t’i jepte Serbisë një pjesë të veriut të banuar me shumicë serbe, dhe do të merrte Luginën e Preshevës që është e banuar me shumicë shqiptare.
Sinani thotë se kërkesë e përhershme e tyre mbetet bashkimi me Kosovën.
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë