Presidenca e Begajt, analistët: Fjalime zhgënjyese, por i duhet lënë kohë
Bajram Begaj nisi zyrtarisht të dielën detyrën si president. Analistët shprehen të zhgënjyer nga çështjet që kreu i ri i shtetit nuk preku në fjalimet e tij të para.
Por a do të jetë ai një noter i mazhorancës? Lutfi Dervishi dhe Enton Abilekaj, kanë mendime te ndryshme.
“Ai nuk foli as për diasporën, as për Kosovën, nuk foli për çështje shumë të mprehta që ka Shqipëria, për shpopullimin,” – tha Abilekaj.
“Përfshirja e tij në një proces të kapjes së presidencës nga Edi Rama duke e shitur këtë si një proces për gjetjen e një presidenti të pavarur ishte minusi i tij më i madh,” – shtoi ai.
“Në fjalimin e parë, sidomos në parlament binin në sy mungesat e shumta të mesazheve që duhet t’i kishte përcjellë presidenti. Një president flet për njerëzit, për komunitetet, për vendin, për Kosovën, për fqinjët, për rrugëtimin që kemi drejt BE-së, të gjitha këto munguan,” – tha Dervishi.
“Është një kohë që ai duhet të konsumojë mirënjohjen ndaj mazhorancës që e ka zgjedhur, por s’mund të jetë e pafundme. I duhet dhënë kohë që të kalojë nga profili i ushtarakut, në profilin e kryetarit të shtetit,” – shtoi ai.
Bajram Begaj është presidenti i tetë i republikës, i treti me një karrierë ushtarake para marrjes së detyrës dhe i dyti si mjek.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West