Presidenca padi në prokurori ndaj Kuvendit për falsifikim dokumentash

9 Shkurt 2022 | 11:15

Presidenca do të dorëzojë në Prokurorinë e Posaçme, Prokurorinë e Tiranës dhe në atë të Përgjithshme kallëzim ndaj Kuvendit për falsifikim të dokumenteve gjatë procedurave për shkarkimin e tij.

Presidenti Ilir Meta deklaroi se e ka firmosur kallëzimin kundër funksionarëve përgjegjës në Kuvend për falsifikim të dokumenteve.

“Krimi i falsfikimit është shumë flagrant. Ndodh për herë të parë në një seance publike të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë në një proces që ndodh për herë të parë kundër Presidentit të Republikës dhe ky krim tregon shumë qartë jo vetëm si ka funksionuar”, u shpreh Meta.

“Janë tronditur rëndë themelet e Republikës. Përpjekje për të realizuar një grusht shteti kundër kreut të shtetit. Për të shkarkuar presidentin falsifikojnë në Gjykatën Kushtetuese”, tha ia më tej.

Këshilltari i i tij, Bledar Devishaj deklaroi se janë evidentuar manipulime të disa akteve shkresore nga ana e Kuvendit.

“Një urdhër të ish-kryetarit të kuvendit për caktimin e rendit të ditës së seancës plenare. Rezultonin ndryshme në datë dhe në përmbajtje në piken 20.  Përmes ndryshimeve orientohej Gjykata Kushtetuese për rrëzimin e disa pretendimeve të ngritura nga presidenti”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026