Presidencialet në SHBA, Gazmend Kapllani: U vendos se çfarë dhe si do të jetë Amerika e shekullit XXI
Sipas Gazmend Kapllanit, drejtor i katedrës së albanologjsë në Universitetin DePaul, zgjedhjet presidenciale në SHBA ishin “më shumë se sa zgjedhje” pasi “vendosën se çfarë do të jetë” dhe “si do të jetë Amerika në shekullin e XXI”.
Kapllani vlerësoi si situatë të pazakontë mbajtjen e zgjedhjeve nën pandemi, ndërsa e cilësoi si “referendum” pjesëmarrjen e madhe në zgjedhje për të vendosur se kush do t’i drejtojë Shtetet e Bashkuara vitet e ardhshme.
“Pjesëmarrja ishte një referendum për pozitat e dy politikanë me temperamente të ndryshme, me origjina politike të ndryshme dhe vizione jashtëzakonisht të ndryshme për Amerikën, shumica e votuesve të Trumpit kanë prioritet ekonominë dhe rendin, ndërsa ata të Biden kanë barazinë socio-ekonomik dhe pandeminë, ishte vërtetë referendum që me gjasë vendosën se çfarë do jetë dhe si do jetë Amerika në shekullin e XXI,” – tha Kapllani, gazetar dhe shkrimtar i cili jeton dhe punon në Chicago.
Duke u përfshirë në debat, Kapllani hodhi poshtë si keqkuptim qëndrimet sipas së cilave “nuk duhet të jenë mediat” ato që përcjellin dhe shpallin fituesin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
“Që nga epoka e Xhorxh Uashingtonit, nga mediat është projektuar fituesi sepse Amerika është një demokraci e decentralizuar me mbi 50 shtete, nuk ka një KQZ federale e cila kontrollon zgjedhjet, secili shtet jep rezultatet e tij, nuk mund të ndërhyjë në rezultatet e shtetit tjetër dhe kështu nuk mund të ndërhyjë as qeveria federale, këto janë disa rregulla të pa shkruara,” – u shpreh Kapllani i cili më pas bashkërendoi me kreun e PR-së, Fatmir Mediun duke thënë se “elektorët zgjedhorë” janë ata që diktojnë dhe projektojnë fituesin e zgjedhjeve.
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit