Presidenti amerikan Biden takim kokë më kokë me Erdogan
Në samitin e G20 që u zhvillua në Romë, një vëmendje të veçantë mori takimi mes Presidentit amerikan Joe Biden dhe homologut turk Erdogan.
Gjatë mbledhjes së përbashkët Biden u shpreh se të dy vendet duhet të bëjnë më të mirën për të menaxhuar mosmarrëveshjet.
Partneriteti midis aleatëve të NATO-s u testua nga kërcënimi i Turqisë për të tërhequr ambasadorin e SHBA-së dhe vendimi për të blerë një sistemi rus të mbrojtjes raketore.
Turqia u përjashtua nga një program amerikan për avionët luftarakë F-35 dhe zyrtarëve të saj të mbrojtjes iu vunë sanksione pas blerjes së sistemit të raketave ruse S-400.
Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë me forcë përdorimin e sistemeve ruse brenda NATO-s dhe thonë se ato përbëjnë rrezik për avionët amerikanë.
Në një deklaratë për mediat Shtëpia e Bardhë bëri me dije se Presidenti Biden ngriti shqetësimin për të drejtat e njeriut dhe funksionimin e shtetit ligjor në Turqi.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania