Presidenti amerikan vendos kapelen “Trump 2028” në tavolinë gjatë negociatave

1 Tetor 2025 | 12:35

Trump postoi të martën në Truth Social një foto që tregonte një kapele të kuqe “Trump 2028” të vendosura mbi tavolinën “Resolute” gjatë takimit në Zyrën Ovale me liderët demokratë të hënën, në përpjekje për të parandaluar një mbyllje të qeverisë.

Postimi erdhi disa orë para se mbyllja të fillonte. Fushata e tij ka shitur kapelet ‘Trump 2028” që nga fillimi i këtij viti.

Ndërkohë, Zëvendëspresidenti JD Vance paralajmëroi: “Mendoj se po shkojmë drejt një mbylljeje të qeverisë” pas takimit të së hënës.

Vonë të martën, senati dështoi në një votim të fundit për zgjatjen e financimit dhe u drejtua drejt një mbylljeje, ndërsa ora shënoi mesnatën e 1 tetorit.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Abigail Jackson, tha se administrata Trump dëshiron “një rezolutë të qartë dhe të thjeshtë për vazhdimin e financimit të qeverisë, e njëjta gjë që demokratët mbështetën vetëm 6 muaj më parë, 13 herë nën administratën Biden”.

Por sipas saj, “demokratët radikalë po mbyllin qeverinë sepse duan një listë dëshirash prej gati 1.5 trilion dollarësh, përfshirë kujdes shëndetësor falas për emigrantët ilegalë. Agjenda e tyre radikale u hodh poshtë nga populli amerikan pak më shumë se një vit më parë, dhe tani po mbajnë popullin peng”.

Liderët demokratë e minimizuan gjestin. Schumer tha se Trump “mund të shmangë një mbyllje nëse dëshiron,” ndërsa Hakeem Jeffries shtoi: “Ne nuk do të tërhiqemi” duke mbrojtur prioritetet për kujdesin shëndetësor dhe shpenzimet.

Për kujtesë, Trump kishte drejtuar një mbyllje qeverie 35-ditore në 2018–19, më e gjatë në historinë e Amerikës, gjatë mandatit të tij të parë.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026

Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian ranë dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke vendosur kufizime...
12:45 | 23/07/2026

Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov paralajmëroi Uashingtonin kundër shitjes së vazhdueshme të armëve në Kiev gjatë një takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së...
12:44 | 23/07/2026