Presidenti austriak nga Kuvendi: Sot pasdite hapim Forumin Ekonomik
Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ndodhet këtë të hënë në një vizitë zyrtare në Tiranë.
Në fjalën e tij në Kuvend, presidenti bëri me dije se sot pasdite do të hapet Forumi Ekonomik bashkë me praninë e presidentit Bajram Begaj.
“Marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Austrisë janë të forta dhe këtë e vërteton prania e 50 kompanive austriake në Shqipëri,” – u shpreh Van der Bellen.
Presidenti austriak u shpreh se hapja e këtij forumi do të forcojë edhe më shumë ekonomikisht dy vendet.
Ai nënvizoi vlerën e artistit shqiptar Eno Peci në Operën e Vjenës duke theksuar se lidhjet kulturore janë po aq të rëndësishme.
Ndërkaq, lidhja mes arsimit në dy vendet reflektohet, sipas presidentit austriak prej kontakteve të shumta mes studentëve dhe stafit akademik që kanë ndërtuar ura me njëri-tjetrin dhe dy shtetet.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)