Presidenti Begaj dekreton lirimin dhe emërimin e një sërë ambasadorësh
1 Qershor 2026 |
14:02
Në një njoftim për shtyp të publikuar këtë të hënë, Presidenca bën me dije se Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur dekretet për lirimin dhe emërimin e një sërë ambasadorësh të Republikës së Shqipërisë në përfaqësitë diplomatike në vende të ndryshme të botës.
Në kuadër të këtyre ndryshimeve, Presidenti dekretoi lirimin nga detyra të:
- Donika Hoxha, nga detyra e Ambasadores së Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë në Bosnjë dhe Hercegovinë (jo rezidente), ndërsa vijon detyrën në Republikën e Kroacisë (rezidente);
- Dastid Koreshi, nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë pranë Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Këshillin e Evropës në Strasburg (rezident);
- Eglantina Gjermeni, nga detyra e Ambasadores së Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë (rezidente).
Po ashtu, Presidenti dekretoi emërimin në detyrë të:
- Spiro Koçi, në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Bosnjë dhe Hercegovinë (rezident);
- Florian Nova, në detyrën e Ambasadorit në Republikën Arabe të Egjiptit (rezident), si dhe në Siri, Jordani, Libi, Palestinë, Liban dhe Sudan (jo rezident);
- Elvira Isufi, në detyrën e Ambasadores në Mbretërinë e Suedisë (rezidente), si dhe në Finlandë, Islandë dhe Norvegji (jo rezidente);
- Dastid Koreshi, në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë (rezident);
- Ermal Muça, në detyrën e Ambasadorit në Japoni (rezident), si dhe në Filipine, Indonezi, Singapor dhe Malajzi (jo rezident), si edhe në Republikën e Koresë (jo rezident).
Lajme të Sugjeruara
Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura
Me foltoren e Kuvendit të bllokuar nga deputetët e opozitës dhe me zhurma të krijuara nga goditjet e tavolinave, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, hapi...
Bardhi dhe Balliu hedhin ujë drejt Ramës, përjashtohet nga seanca kreu i grupit të PD-së (VIDEO)
Deputetët e opozitës vijuan të mbanin të bllokuar foltoren e Parlamentit ndërsa kryetari, Niko Peleshi, miratoi kërkesën e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant...
Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
Pas bllokimit të foltores së Kuvendit nga deputetët e opozitës, mazhoranca miratoi me votë propozimin e Taulant Ballës për të kaluar drejtpërdrejt në votimin e...
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë