Presidenti Begaj: Gjermania, partneri kryesor për politikën e jashtme

1 Dhjetor 2022 | 12:02

Frank-Walter Steinmeier ka vizituar Shqipërinë më 1 dhjetor dhe do të qëndrojë këtu për 2 ditë. Hera e parë pas 27 vitesh që një president gjerman viziton vendin tonë.

Presidenti Bajram Begaj mirëpriti homologun, ndërsa u shpreh në konferencën për media se Gjermania është partneri kryesor i Shqipërisë për politikën e jashtme.

Ai tha se me anë të procesit të Berlinit, Gjermania ka ndikuar në politikën e jashtme duke shërbyer si faktor kyç për procesin e integrimit evropian.

“Pas disa ditësh do të mbahet Samiti. Një ngjarje historike për Shqipërinë, por edhe përgjegjësi shumë e madhe për vendin tonë. Pritshmëria është që të qartësohet rruga që çdo vend aspirant duhet të ndjekë. Pritshmëritë janë të larta,” – u shpreh Begaj.

“Ky është një proces meritash dhe nuk ka proces ‘pro bono’ për askënd. Nuk ka një kohë që mund ta përcaktoj unë, por varet nga puna që çdo vend aspiron të jetë pjesë e BE-së,” – shtoi presidenti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026