Presidenti brazilian akuzohet për keqmenaxhim të pandemisë

27 Tetor 2021 | 10:42

Komiteti hetimor i senatit brazilian miratoi një raport që kërkon që presidenti Jair Bolsonaro të paditet për nëntë krime që lidhen me keqmenaxhimin e pandemisë. Raporti i përgatitur nga opozita është më shumë se 1. 300 faqe.

Në të rekomandohet që presidenti të përballet me akuza penale nga shitja e lajmeve të rreme, keqpërdorimi i fondeve publike deri te krimet kundër njerëzimit.

Më shumë se 600.000 njerëz në Brazil kanë humbur jetën për shkak të COVID.

Që nga fillimi i pandemisë, Bolsonaro ka sabotuar masat kufizuese të propozuara nga liderët lokalë si një mënyrë për të parandaluar infektimet. Ai gjithashtu ka promovuar dezinformata, ku ka deklaruar se vaksinat Covid shkaktojnë SIDA.

Në lidhje me akuzat, presidenti Bolsonaro thotë se ai nuk është “fajtor për asgjë” dhe mbrohet duke shtuar se aksionet e tij kanë mbrojtur ekonominë që të jetë e hapur dhe që të varfërit që të mos jenë në vështirësi.

Raporti duhet të vlerësohen nga prokurori i përgjithshëm i Brazilit, një i emëruar nga Bolsonaro, i cili pritet të mbrojë presidentin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026