Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve për Bashkinë e Kukësit
Presidenti i Republikës Bajram Begaj shpalli sot dekretin për “ Caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Kukës”.
Kreu i Shtetit caktoi datën 24 shtator 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për Kryetar Bashkie në Bashkinë e Kukësit.
Kujtojmë se vakancan për drejtimin e Bashkisë së Kukësit u krijua menjëherë pas zgjedhjeve të 14 majit, ku socialisti Safet Gjici fitoi një mandat të dytë.
Ish-kryebashkiaku u arrestua me urdhër të SPAK për veprën penale të korrupsionit pasiv.
Arrestimi i tij u bë dy javë pas publikimit të video-skandalit ku ishte në momente intime me një grua në ambientet e bashkisë së Kukësit.
Video-skandali u publikua më 16 qeshor, ndërsa pamjet ishin filmuar në datën 6 qershor.
Pasi video u bë virale Safet Gjici dh dorëheqjen duke deklaruar se ky ishte një kurth nga kundërshtarët e tij politik.
Gjithashtu SPAK ka urdhëruar që gruaja që u shfaq në videon intime me ish kryebashkiakun e Kukësit nuk duhet të lërë vendin, pra nuk do të lejohet të udhëtojë.
Dyshohet se për shkak të favoreve seksuale gruaja do të përfitonte një tender për sterilizimin e qenve në bashkinë e Kukësit.

LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit