Presidenti francez Emmanuel Macron pozitiv me coronavirus
Presidenti francez Emmanuel Macron ka rezultuar pozitiv me coronavirus. Sipas mediave franceze Macron do të izolohet përgjatë shtatë ditëve të ardhshme.
Deklarata e zyrës së presidentit shkruan se Macron iu nënshtrua testit menjëherë sapo atij iu shfaqën simptomat e para.
“Në përputhje me këshillat mjekësore, Presidenti i Republikës do të vetëizolohet për shtatë ditë. Ai do të vazhdojë të punojë në distancë”, shkruhej në deklaratë.
Kryeministri francez Jean Castex gjithashtu është në karantinë dhe nuk do t’i ndjekë mbledhjet e senatit në ditët në vijim.
Sipas medias franceze BFMTV, që nga fillimi i pandemisë, shefi i Elizesë është testuar disa herë për COVID-19 dhe deri më tani ai nuk ka shfaqur simptoma të rënda të virusit.
Mbledhjet e fundit ku ai ka marrë pjesë janë zhvilluar me kryeministrin portugez në Paris dhe më herët në Bruksel me udhëheqësit e BE-së.
Këtë javë Franca prezantoi rregullat e reja të karantinës dhe shtetrrethimin gjatë natës.
Lexoni gjithashtu:
Sulmi ndaj ‘Charlie Hebdo’, mbyllet gjyqi, nga 30 vjet burg për të dyshuarit kryesorë
Bisedimet Britani-BE, Von der Leyen: Problem çështja e peshkimit
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania