Presidenti gjerman mbërrin në Kiev, do takohet me Zelensky-n

25 Tetor 2022 | 08:07

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka mbërritur në Kiev këtë të martë, në një vizitë të paparalajmëruar.

Steinmeier pritet të takohet gjatë ditës me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Kjo është vizita e parë e Steinmeier qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, por është përpjekja e tij e tretë për të udhëtuar për në Kiev.

Javën e kaluar, Steinmeier shtyu një udhëtim të planifikuar për në Ukrainë për shkaqe sigurie.

Presidenti gjerman kishte planifikuar gjithashtu që ta vizitonte Kievin së bashku me homologët e tij nga Lituania, Polonia, Letonia dhe Estonia në prill, por pak para vizitës iu kërkua që të mos udhëtonte drejt kryeqytetit ukrainas.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Francë, mbi 2,000 të vdekur vetëm gjatë muajit qershor

Qeveria franceze vlerëson se 2,025 vdekje iu shtuan statistikave të zakonshme gjatë valës së të nxehtit të qershorit në vend, tha të premten Ministri i...
09:20 | 03/07/2026

Zjarret në jug të Francës, 3000 persona evakuohen nga destinacionet turistike, jahti përfshihet nga flakët në port (VIDEO)

Një zjarr i madh në pyll pranë qytetit francez të Perpignanit sot çoi në evakuimin e kampeve në Caen-en-Roussillon dhe Sainte-Marie-la-Mer, dhe më shumë se...
07:44 | 03/07/2026

Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës

Qeveria gjermane ka prezantuar një paketë të gjerë reformash ekonomike, e cila pritet të zbatohet plotësisht deri në vitin 2028. Paketa përfshin ndryshime në sistemin...
22:25 | 02/07/2026