Presidenti i Qipros: Anija e dytë me ndihma, e gatshme të lundrojë drejt Gazës

16 Mars 2024 | 15:08

Anija e dytë e mbushur me ndihma ushqimore është e gatshme të niset nga Qipro drejt Rripit të Gazës të shtunën, tha presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides.

Anija e parë me ndihma ushqimore mbërriti në enklavën e rrethuar palestinezeve të premten mbrëma.

Gati 200 tonë ushqim mbërritën dje në enklavë përmes rrugës së re detare drejt Gazës, e cila është shkatërruar nga tashmë një fushatë pesëmujore ushtarake e Izraelit.

“Anija e parë është nisur të kthehet në Qipro, dhe ne jemi të gatshëm ta nisim anijen e dytë”, tha Christodoulides të shtunën, shkruan REL.

Anija e dytë, me 240 tonë ndihma, është ankoruar në portin e Larnacës në pritje të dritës jeshile për të lundruar.

Ngarkesa e re përmban ushqime të konservuara dhe shumë produkte të tjera.

Nëse rruga e re detare është e suksesshme, ajo do të ndihmojë në lehtësimin e krizës së urisë në Gazë, ku shumica e popullit përballet me kequshqyerje.

Zyrtarët e grupeve humanitare kanë paralajmëruar se Gaza po shkon drejt urisë absolute.

Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Gazën dhe Bregun e pushtuar Perëndimor, Richard Peeperkorn, tha në fillim të marsit se një në gjashtë fëmijë nën moshën 2-vjeçare në veri të Gazës përballet me kequshqyerje akute.

Lufta vdekjeprurëse e Izraelit në enklavën palestineze nisi pasi pjesëtarët e Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – u futën vrullshëm në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, duke i vrarë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 250 pengje.

Më shumë se 31.000 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës prej atëherë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, nga ofensiva ajrore, detare dhe tokësore e Izraelit, e cila ka shkaktuar rrënim të madh në enklavë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania dhe Bashkimi Evropian nënshkruajnë zyrtarisht një traktat për Gjibraltarin

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian nënshkruan zyrtarisht një traktat mbi statusin e Gjibraltarit të marten pas një marrëveshjeje të arritur vitin e kaluar që synonte lehtësimin...
15:12 | 14/07/2026

Zjarri përfshin një kantier ndërtimi në Bruksel, raportohet për viktima dhe disa persona të zhdukur (VIDEO)

Disa persona humbën jetën nga një zjarr që shpërtheu të martën në një kantier ndërtimi në Bruksel, ndërsa po kryhen kërkime për të gjetur gjashtë...
15:11 | 14/07/2026

Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani

Irani ka dënuar vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për ta shpallur Trupën e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) organizatë terroriste, duke paralajmëruar se Londra do të...
14:27 | 14/07/2026