Presidenti i ri, Xhafaj: Mazhoranca nuk negocion me persona “non grata”
Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj deklaroi se mazhoranca nuk do të negociojë për presidentin e ri, me persona që janë shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Xhafaj u shpreh se Partia Demokratike duhet të vendosë të njëjtin standard si mazhoranca, që të largojë të shpallurit “non grata”.
“Neve na u vendos një kushtëzim për të vendosur një standard. Ne e krijuar atë standard, që të mos kishim pjesë të Grupit Parlamentar personat që janë etiketuar “non grata” nga SHBA-të. Ne presim të njëjtin standard. Politika duhet të ketë një peshore që të balancohet nga të dyja anët”, tha deputeti.
Këtë të hënë ka dështuar raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Në seancën plenare nuk u paraqit asnjë kandidaturë, ndaj dhe nuk pati votim.
LEXONI GJITHASHTU
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 18:15 Autoritetet australiane nisin hetimet, shfaqen sfera të mëdha misterioze në plazh
- 17:53 Edicioni i gjashtë i Gjirokastra Rocks Festival ndez atmosferën
- 16:38 SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë. Trump: Amerika, gjithmonë e para!
- 16:29 80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim
- 16:21 Kremlini: Po krijojmë një “zonë tampon” përgjatë kufirit me Ukrainën
- 16:17 Pas 22 vitesh, Turqia pret samitin e NATO-s, mbledh 32 vende anëtare për të menaxhuar krizat globale