Presidenti Ilir Meta kalon në heshtje buxhetin faktik të vitit 2019
Presidenti Ilir Meta kalon në heshtje buxhetin faktit të vitit 2019.
Në njoftimin e Presidencës theksohet se Meta ka kërkuar vëmendjen e institucioneve përgjegjëse për të marrë masa, për të mos lejuar sipas tij përsëritjen e treguesve të tillë në nivel financiar për vendin.
“Në kushtet kur bëhet fjalë për një ligj që miraton buxhetin faktik, si dhe duke pasur në konsideratë sjelljen vijuese të Kuvendit ndaj çështjeve kaq delikate, kthimi i këtij ligji për rishqyrtim në Kuvend, nuk do të përbënte ndonjë ndryshim thelbësor.
Për këtë arsye Presidenti i Republikës ka vlerësuar ta lërë në heshtje këtë ligj, por duke kërkuar vëmendjen e institucioneve përgjegjëse për të marrë masa, për të mos lejuar përsëritjen e treguesve të tillë në nivel financiar për vendin”, thuhet në njoftim.
Presidenti i Republikës, thotë se fton Këshillin e Ministrave dhe Kuvendin e Shqipërisë të reflektojnë mbi mangësitë në realizimin e treguesve fiskalë.
“Raporti i buxhetit faktik tregon mosrealizimin e treguesve fiskalë të buxhetit të vitit 2019, për shkak të mungesës në vazhdimësi të një planifikimi joreal të të ardhurave publike dhe, për rrjedhojë, edhe të shpenzimeve buxhetore.
Raportime të ndryshme të nivelit të deficitit buxhetor, të detyrimeve të prapambetura dhe të borxhit publik, ndërmjet buxhetit faktik dhe raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Niveli më i lartë i deficitit buxhetor është në shkelje të ligjit “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë për vitin 2019”, këto janë sipas Metës disa nga arsyet që e çuan në marrjen e këtij vendimi.
Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 16 nëntor 2020 miraoti ligjin “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2019”.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta