Presidenti Ilir Meta reagon për vrasjen në Elbasan

21 Prill 2021 | 15:42

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka folur për ngjarjen e sotme në Elbasan, ku një person u vra me armë zjarri dhe katë të tjerë mbetën të plagosur.

Nga qyteti i Fierit, kreu i shtetit tha për mediat se qarku i Elbasanit është një nga qarqet më problematike në Shqipëri.

“Nuk mund të them asnjë gjë për çështjen e Elbasanin, sepse nuk mund të flas pa pasur të qartë dinamikën e ngjarjeve, por di që Elbasani ka qenë dhe mbetet së bashku me Durrësin, dy nga qarqet më problematike”, tha ai.

Ai madje ngriti një tjetër shqetësim, kur tha se Prokuroria në Elbasan është tërësisht e njëanshme.

“Ajo që është shqetësues në Elbasan është se shumica e krimeve zgjedhore deri tani që janë denoncuar i takojnë qarkut të Elbasanit. Ajo që është serioze është që prokuroria është tërësisht e njëanshme në Elbasan, po kështu edhe Shërbimi Informativ dhe për këtë sot kam kërkuar të ketë vëmendjen e tij edhe drejtori i SHISH-it, jo vetëm në Elbasan, por edhe në qytete të tjera dhe dihet pastaj që Policia në Elbasan bëhet palë midis grupimeve rivale, por gjithmonë të lidhura me Taulantin”, tha Meta.

Meta u bëri thirrje institucioneve lugjzbatuese të jenë në krye të detyrës dhe të shkëpusin çdo lidhje apo preferencë partiake.

“Organet ligj-zbatuese të shkëpusin çdo preferencë partiake dhe padyshim do mbajnë përgjegjësi për ngjarjet e rënda që po regjistrohen në vend, sepse vendi nuk ka nevojë për viktima, por mbi të gjitha vendi nuk ka nevojë për asnjë lloj cenimi të standardeve zgjedhore. Me qetësi dhe dashuri të nisen [qytetarët] drejt 25 prillit”, theksoi ai.

Lexoni gjithashtu: 

Një i vrarë dhe katër të plagosur në Elbasan, dorëzohet në polici autori

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026