Presidenti kinez për zhvillim më të shpejtë ushtarak: 5 vitet në vijim, vendimtare

17 Tetor 2022 | 07:11

Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për zhvillim më të shpejtë ushtarak dhe njoftoi se nuk do të ketë ndryshime në politikë.

“Pesë vitet e ardhshme do të jenë vendimtare,” tha Xi, në një fjalim 1 orë e 45 minuta para rreth 2,000 delegatëve në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin, në Kongresin e 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës (CPC), raportoi AP.

Ai ka thirrur vazhdimisht sloganin e tij për “përtëritjen e kombit kinez”, i cili përfshin ringjalljen e rolit të partisë si një udhëheqëse ekonomike dhe sociale në kthimin e asaj që Xi e konsideron një epokë të artë, pasi ajo mori pushtetin në 1949.

Ushtria Çlirimtare Popullore duhet “të mbrojë dinjitetin dhe interesat kryesore të Kinës”, tha Xi.

Ai theksoi se do të punohet më shpejt në modernizimin e teorisë ushtarake, personelit dhe armëve, si dhe do të përmirësohen kapacitetet strategjike të ushtrisë.

Xi përmendi strategjinë serioze të qeverisë së tij për të mposhtur pandeminë e COVID-19 si një sukses dhe shtoi se partia do të ndërtojë “besimin dhe forcën” në teknologji, duke përmirësuar sistemin arsimor të Kinës dhe duke tërhequr ekspertë të huaj.

Ai nuk e përmendi pushtimin rus të Ukrainës.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026